Lajmet e fundit

Në Vushtrri është inaguruar sot objekti i ri i degës së Gjykatës Themelore të Mitrovicës në këtë qytezë.
Ky objekt është ndërtuar dhe financuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës me ndihmën e programit të USAID-it mbi Sundimin Efektiv të Ligjit dhe qeverisë norvegjeze.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të saj është prezantuar ndërtesa e re e cila ka tre kate, me zonat e zgjeruara të shërbimeve publike, salla të reja të pajisura plotësisht, me zyrat për menaxhimit e lëndëve dhe hapësirat për arkivën.