Lajmet e fundit

Të hënën në Vushtrri është raportuar se të dyshuar të panjohur me një kubëz betoni kanë thyer një dritare të lokalit (restorantit) pronë e ankuesit mashkull.
Më pas të dyshuarit kishin gjuajtur brenda lokalit tri shishe me lëndë djegëse me ç’rast lokalin e kishte përfshirë zjarri.
Sipas ankuesit, zjarri kishte përfshirë një sallë të ahengjeve.
Nuk raportohet për të arrestuar e as të lënduar, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.