Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka përuruar sot Qendrën Rinore në Vushtrri, investim në vlerë prej rreth 250 mijë euro.
Gashi tha se kjo Qendër Rinore do të jetë shtëpia e dytë për të gjithë rininë dhe qytetarët e tjerë të Vushtrrisë.
Edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u nda i kënaqur nga ky hap i Ministrisë.
Vetë ata të cilët përfituan nga ky projekt, treguan se aktivitetet e tyre kishin mundësi t'i mbanin vetëm në ambientet e kafeve të qytetit.
Kronikë e zgjeruar nga Klan Kosova.