Lajmet e fundit

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 korrik 2026, rreth orës 15:00. Gjashtë persona të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë plagosur viktimën me armë zjarri, shkruan Klankosova.tv
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja.
Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, ndërsa një tjetër ndodhet në kërkim. Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një pistoletë me katër fishekë.
Vushtrri / 23.07.2026 – 15:00. Raportohet se gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje kanë plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar, ndërsa viktima tjetër mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja. Nga njësitë policore janë arrestuar pesë të dyshuar, ndërsa një tjetër ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin është sekuestruar një pistoletë me katër fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një është dërguar në mbajte.
Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv