Lajmet e fundit

Policia e rajonit të Mitrovicës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se policia ka konfiskuar një armë automatike AK 47 në zonën e fshatit Gracë të Vushtrrisë.
Sipas kësaj komunikate deri te kjo erdhi pasi Policia kishte informacione se në këtë zonë kishte të shtëna vazhdimisht.
“Njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht shtëpisë nga ku ishin dëgjuar të shtënat”.
“Policia në atë lokacion ka identifikuar të dyshuarin R. P. 51 vjeçar, i përkatësisë etnike serb, ku nga i njëjti ka konfiskuar një armë automatike AK 47, nga e cila dyshohet të ketë shtënë disa herë në ajër” thuhet në komunikatë, transmeton Klan Kosova.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se i dyshuari kishte shtënë me rastin e një ahengu familjar.
Pas procedurave intervistuese, prokurori i rastit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, ‘mbajtje në pronësi, posedim, shfrytëzim i paautorizuar i armës’. Rasti procedohet në procedurë të rregullt.