Lajmet e fundit

Gjatë ditës së djeshme Policia në Vushtrri ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime pasi që aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe është plagosur.
I dyshuari pas tretmanit mjekësorë fillestar, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, njofton Klan Kosova.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë automatike AK-47 me karikator, 9-fishekë dhe një gëzhojë.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari do të intervistohet pasi të lirohet nga tretmani mjekësor.