Lajmet e fundit

Islam Latifi nga Komuna e Vushtrrisë, ka thënë se disa hapësira të parkut të kësaj komune, janë demoluar nga persona ende të panjohur.
Sipas Latifit i gjithë parku me investimet e bëra arrin vlerën prej 70 mijë eurove ndërsa një dru i dëmtuar i llojit të mbjellur para një viti, arrin vlerën e një mijë eurove, transmeton Klan Kosova.
Në një intervistë në Ora e Fundit, ai ka apeluar tek qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për të arritur në zbardhjen e këtij rasti megjithëse ai pohoi se policia ka indikacione se kjo vepër e dëmtimit të parkut të qytetit, është bërë nga disa persona të rinj.
''Sot kemi vërejtë n jë dukuri mjaft të shëmtuar, kemi vërejtë thyerjen e dhjetë drunjve si dhe thyerjen e disa prej drunjve 3 – 4 vjeçar''.
''Një drur i cili është mbjellë para disa viteve arrin vlerën e 1 mijë eurove''.
''Apelojmë tek të gjithë qytetarët që ata të kanë informacione të bashkëpunojnë me organet e rendit''.
''Policia ka dal në vend të ngjarjes për të bërë ekspercizën. Ka indikacione se kjo vepër është bërë nga disa persona të rinj''.
''Ka pasur raste të tilla dhe ma heret por jo me këtë mënyrë. Ne nuk e kemi prit sepse pjesa dërmuese e qytetarëve e shfrytëzojnë këtë hapësirë për pushime''.