Një burrë është arrestuar në Vushtrri dje, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Policia tha se viktima ishte e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.