Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Vushtrri për rastin ku në një shtëpi private ishin vjedhur gjësende të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Në komunikatën e dërguar nga Policia shkruhet se në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar gjësende të ndryshme të cilat do të procedohen si dëshmi..
“Veprimet e ndërmarra hetimore kanë rezultuar që të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në vepër penale vjedhje e rëndë”, shkruhet në komunikatë.
Personat e dyshuar të arrestuar janë: A.M., A.A., S.I. dhe Sh. S.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.