Lajmet e fundit

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, në kuadër të vizitës zyrtare në Luksemburg, ka zhvilluar takime të rëndësishme me autoritetet e shtetit të Luksemburgut.
Ajo është pritur në takim nga drejtoresha për Punë Evropiane dhe marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare të Luksemburgut, Michele Eisenbarth, si dhe nga Drejtori për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtare dhe aksion humanitar, Manuel Tonnar.
Fokusi i diskutimeve në këto takime ka qenë mbështetja e Luksemburgut në rrugëtimin euro-integrues të Kosovës, me theks të veçantë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Numri dy i MPJ-së ka kërkuar nga autoritetet e Luksemburgut mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi siç iu ka thënë ajo, Kosova ka përmbushur edhe kriterin e fundit, atë të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe është duke u angazhuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, transmeton Klan Kosova.