Lajmet e fundit

34 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes e kanë dhënë betimin sot për të shërbyer në Kosovë.
Gjatë qëndrimit dy vjeçar ata në mënyrë vullnetare do ta ligjërojnë nëpër shkolla gjuhën angleze për t’i ndihmuar komunitetit, njofton Klan Kosova.
Vullnetarët që kanë ardhur nga Amerika për 3 muaj kanë qëndruar në familje të ndryshme në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Në këtë betim mori pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili u tha vullnetarëve se “ata janë pjesë e grupit që kanë bërë ndryshime në jetën e kosovarëve.
Grupi i vullnetarëve do të punojnë në Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Gjakovë.