Lajmet e fundit

Gjashtë vajza nga Amerika tash e dy ditë po qëndrojnë në Kosovë.
Ato janë anëtare të organizatës “World Race”, dhe në shtetin kosovar kanë ardhur për të bërë punë vullnetare.
Ato thonë se prioritet i tyre është mësimi i gjuhës angleze tek nxënësit nëpër shkolla.
Amerikanet strehimin për tre javë do e bëjnë tek familja Gacaferi në Junik, ku për këta të fundit, hapja e dyerve për to u bë pa e menduar dy herë.
Kronikë e përgatitur nga Gresa Nitaj: