Lajmet e fundit

Vullkani Colima në Meksikë është ka vazhduar aktivitetin me dendësi, pas shpërthimit të gazit dhe hirit gjatë mëngjesit të së martës, shkruan Reuters.
Vullkani ka pas erupsion në 07:50 të mëngjesit duke shpërthyer me tym dhe hi nga krateri, transmeton Klan Kosova.
Një shtëllungë e hirit dhe tymit arriti lartësinë 1 mijë e 500 metra mbi krater, më pas erërat bartën atë në drejtim të juglindjes.
Vullkani gjendet në perëndim të Meksikës në mes të shteteve të Colima dhe Jalisco dhe është vullkani më aktiv në vend.
Sipas Webfaqes “volcandiscovery.com”, ky vullkan ka rritur aktivitetin dhe mund të ketë dalje tjera të reja të llavës prej tij.
Vullkani Colima njihet si Vullkani i Zjarrit dhe është pjesë e Rrethit të Zjarrit në Paqësor.
Meksika ka më shumë se 3 mijë vullkane, ku 14 prej tyre janë aktive.
https://www.youtube.com/watch?v=h6A9yVkH2C0