Lajmet e fundit
"Kushdo që e njeh politikën e shqiptarëve të Kosovës, e di se ata nuk flasin për këso gjërash rastësisht dhe se shumë rrallë flasin me kokën e tyre. Politika e shqiptarëve të Kosovës është e afërt me atë të dronit, gjithmonë shkrepë nga duart e huaja", ka deklaruar ministri serb Aleksandar Vulin.

Deklarata e Hashim Thaçit se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid, ka për qëllim ta vështirësojë, nëse jo edhe ta prishë krejt, vizitën e Aleksandër Vuçiqit në Tiranë.
Kështu ka thënë ministri i qeverisë në Beograd, Aleksandar Vulin, raporton Tannjgu, transmeton Klan Kosova.
"Kushdo që e njeh politikën e shqiptarëve të Kosovës, e di se ata nuk flasin për këso gjërash rastësisht dhe se shumë rrallë flasin me kokën e tyre. Politika e shqiptarëve të Kosovës është e afërt me atë të dronit, gjithmonë shkrepë nga duart e huaja", ka deklaruar ai.