Lajmet e fundit

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se Ministri i Jashtëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, nuk ka leje për të vizituar Kosovën.
Ndërsa, sipas disa raportimeve ai dhe disa zyrtarë të tjerë serbë po planifikojnë të vijnë në Kosovë për festën e Vidovdanit.
Zyrtari nga MPJ, Jetlir Zyberaj, ka bërë të ditur për Klan Kosova se Vulin nuk ka leje përderisa zyrtarët e tjerë janë të pajisur me leje të tilla.
Zyberaj gjithashtu përmes një shkrimi ka thënë se Beogradi do t'i bartë pasojat për secilin provokim.
"Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime te tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Pertej konspiracioneve qe rendom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo ne territorin e Kosoves, nenkupton zbatim te ligjit nga policia e Kosoves".