Lajmet e fundit

Ministri për Punë, Punësim, Veteran dhe Çështje Sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë sot se në këtë vend aktualisht janë rreth 3000 emigrantë dhe se ka rënie të numrit të tyre.
Vulin për RTS ka thënë se pjesëtarët e ushtrisë dhe patrulla të Ministrisë së Brendshme po patrullojnë përgjatë kufirit si dhe po e ruajnë atë nga kalimet ilegale.
"Ky numër është në rënie, jo për shkak se kriza e refugjatëve ka kaluar , por sepse ne kemi ndërmarrë masa '', ka thënë Vulin dhe ka përkujtuar se kushdo që e gjen veten në territorin serb ka të drejtë për të kërkuar azil, "pas të cilës ai do të vendoset në qendrat tona dhe të hyjë në procedurë, dhe se ai i cili nuk ka kërkuar azil do të kthehet në vendin prej nga ka ardhur", ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.