Lajmet e fundit

Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka folur për qëndrimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, se të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë duhet të mbrohen nga Shqipëria.
Kjo sipas Vulin është e rrezikshme dhe se nxit konflikte të cilat tash nuk ekzistojnë dhe ka thënë serbët dhe shqiptarët atje nuk flasin si armiq por jetojnë jetë të qetë, shkruan Alo.rs, transmeton Klan Kosova.
Vulin duke u përgjigjur gazetarëve ka thënë se shqiptarët në jug, por edhe në gjithë territorin që menaxhohet nga Republika e Serbisë, ashtu sikur edhe qytetarët e tjerë që jetojnë në Serbi – duke përmendur specifikat e secilit nacionalistet, iu respektohen të drejtat dhe janë të mbrojtur dhe se nuk dëmtohen.
“Ky është qëndrim i rrezikshëm që flet për një tentim të provokimit të konfliktit, kur nuk ka diçka të tilla”.
“Në Preshevë dhe Bujanovc shqiptarët dhe serbët jetojnë në paqe, ata përballen me problemet e njëjta, nuk ndryshojnë në përmbajtje, kanë dëshirat e përbashkëta për fëmijët e tyre që ata të jetojnë në paqe, për të pasur më shumë punë, për të rregulluar infrastrukturën që njerëzit të trajtohen njësoj, e jo të bëhen liderët e vetëquajtur – që të provojnë të nxisin konflikt”, ka thënë Vulin.