Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, iu përgjigj siç i vlerësoi, fyerjeve, të mbrëmjes së kaluar të shefit të kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.
Duke komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit se "pret që Serbia të bjerë në gjunjë", Vulin tha se "nëse Osmani do të kishte fytyrën siç e ka barkun, për gënjeshtrat që po i thotë, do të gjunjëzohej për një kohë të gjatë para 'shtëpisë së verdhë' dhe serbëve të vrarë për trafikim të organeve", shkruan kosovo-online serbe, transmeton Klan Kosova.
Kjo bëri që Blerim Vela të reagonte ndaj ministrit serb të policisë.
"Në gjuhën serbe ekziston shprehja "të paturit bark", si një shenjë për ata që mund të tregojnë ose bien dakord për gjithçka," tha Vulin.
"Nuk e di pse deklarata ime ka të bëjë me pamjen e Vjosa Osmanit, por e di që askush nuk e kontestoi asnjë fjalë të deklaratës sime, e cila duhet të jetë e vetmja gjë e rëndësishme. Të gjithë po kruhen aty ku i guduliset. Unë jam duke folur për serbët e vrarë, ndërsa ata po flasin për barkun e Vjosa Osmanit", tha Vulin, duke komentuar të ashtuquajturat sulmet dhe ofendimet e shefit të kabinetit të Vjosa Osmanit, pastaj të Vlora Çitakut dhe të një numri zyrtarësh të Prishtinës.
https://klankosova.tv/reagon-vela-vulini-eshte-kelyshi-i-gruas-se-millosheviqit1/?fbclid=IwAR36KqckI7m6mUKMohWbqlHljTM1-ADrpzzK5yR7pw8PtwLmDbb5qU2aDFE
https://klankosova.tv/vulin-ofendon-osmanin-po-ta-kishte-fytyren-sic-e-ka-barkun-do-te-perkulej-para-shtepise-se-verdhe1/