Lajmet e fundit

Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Veteranëve në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se "hezitimi i Prishtinës dhe frika në strukturën politike shqiptare se Asociacioni i Komunave serbe është një gjë e mirë për serbët e Kosovës" është arsyeja kryesore e vonesave për formimin e AKS-së.
"Është e vështirë të kuptohet se pse tolerohen vonesat e Prishtinës në formimin e Asociacionit të komunave serbe", ka deklaruar ai për TV Most.
Ai theksoi se pala serbe bëri gjithçka që ishte e nevojshme, kur bëhet për formimin e Asociacionit si dhe në respektimin e marrëveshjes për të cilën është rënë dakord në kuadër të dialogut në Bruksel.
"Përse lejohet që Prishtina sipas gjykimit të saj të vendos se cilat pjesë të marrëveshjes së Brukselit do t`i realizojë e cilat jo.Kjo është krejtësisht e paqartë dhe pres që në raundin e ardhshëm të dialogut tekinik të shtrohet pyetja se çka po ndodh me AKS-në dhe ku ka arritur zbatimi i saj si dhe cilat janë arsyet e zcarritjes së saj", ka shtuar ai,