Lajmet e fundit

Ministri i Mbrojtes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se nuk do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe është provë më e mirë për autoritetin e Bashkimit EVropian
Sipas Vulin, nëse ai kalon pa sanksione, do të thotë që BE do të largohet nga Ballkani Perëndimor si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në atë të sigurisë.
"Deklarata e Thaçit është vrasja e dialogut, ne të gjithë e përcjellim me kujdes atë që do të ndodhë tani". Me këtë fjali, ai donte të thoshte se marrëveshja e Brukselit dhe gjithçka që kemi diskutuar dhe negociuar deri më tani nuk është e vlefshme, që do të thotë se nuk ka marrëveshje, është një lajm i keq për BE-në", tha ai pët TVPink, transmeton Klan Kosova.