Lajmet e fundit

Mitrovica Veriore është bërë gati për ta pritur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq , me fotografitë e tij të ngjitura nëpër rrugë, me mbishkrimin “Mirë së vini president”.
Për këtë vizitë ai mori vendim mbrëmë, pasi fillimisht ishte në pikëpyetje ky plan pas zhvillimeve të fundit në skenën tonë politike, ku përfshihej Gazivoda dhe përmendja e vajzës së tij.
Ai pritet që në Kosovë të qëndrojë dy ditë, ndërsa për sigurinë është mobilizuar KFOR-i, Policia e Kosovës dhe EULEX-i.