Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se këtë të premte ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken rreth situatës në Kosovë për çfarë ka thënë se pati gjëra që u pajtuan por edhe jo.
“Kam folur me Blinkenin ku u pajtuam se shtensionimi është i nevojshëm, një rol më i fuqishëm i KFOR-it, në veçanti në veri”, citohet të ketë thënë Vuçiqi, raporton Euronews.rs, përcjell KlanKosova.tv.
“Mohova gënjeshtrat rreth një shkalle të lartë gatishmërie të ushtrisë serbe. Ne nuk pajtohemi me natyrën e asaj që ka ndodhur në Kosovë. Blinkeni më foli gjithashtu për disa masa. Unë thashë se jam kundër”, ka thënë Vuçiqi ndër të tjera.