Lajmet e fundit

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ka këmbëngulur gjatë konferencës së sotme me kryeministrin Edi Rama se ngritja e dronit në Beograd kishte qëllime politike.
"Ky incident ka qenë shumë i keq për marrëdheniet tona. Flamuri ka qenë aty për të pasur një incident politik", tha ai, transmeton Klan Kosova.
Vuçiq madje tha se e di edhe emrin e personit që e ngriti atë. "Unë e di emrin e ka Ismail, mbiemrin nuk e di.Ata kanë ardhur nga Italia 3-4 ditë para mbajtjes së lojës. Kjo ka pasur qëllim politik dhe kjo tregoi se sa të brishta janë marrëdhëniet tona."
Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama ka theksuar se nëse shqiptarët do ta kishin parë një flamur me Serbinë e Madhe do të qeshnin.
"Kjo tregon se gjendja jonë është shumë e brishtë sa që mund të shkatërrohej nga një top futbolli. Ne e kemi kapërcyer këtë dhe tash jemi këtu, ne tashti kemi mundësi përegjegjësish dhe afrimesh përpara", ka shtuar Rama më tej.