Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do të niset nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë dy ditore, njofton Klan Kosova.
Vuçiq do të takohet në Uashington me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Mike Pence.
“Presidenti i Serbisë në Uashington do të mirëpritet si një aktor kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë për Tanjug ish-ambasadori amerikan në Beograd, dhe tani kryetar i një organizate hulumtuese, Cameron Munter.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.