Vuciq: Unë dhe Edi Rama e dimë kush e solli dronin
Kryeministri serb i ka quajtur shqiptarët "një komb në zgjerim", ndaj të cilëve, siç tha, duhet patur kujdes dhe me të cilët duhet patur raporte të mira.
25.05.2015 · përditësuar para 4079 dite1 min lexim
Kryeministri serb Aleksandar Vuciq ka thënë se ai dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama, e dinë mirë se kush e solli dronin me flamurin e shqipërisë etnike, vjet në Beograd, gjatë ndeshjes mes dy kombëtarëve të futbollit.
"Ne e dimë dhe autoritetet e dinë si ndodhi kjo. Nuk ka asnjë dyshim se kjo ishte një ngjarje politikisht e organizuar. Edi Rama dhe unë e dimë se kush e bëri atë", ka thënë ai në një intervistë për disa media serbe, transmeton Klan Kosova.
Vuciq me këtë rast i ka quajtur shqiptarët "një komb në zgjerim" ndaj të cilëve tha se duhet patur kujdes dhe me të cilët duhet patur raporte të mira".
Ai ka folur edhe për raportet me popujt tjerë dhe ka thënë se kohëve të fundit pati disa deklarime të marra që kanë të bëjnë me politikën në rajon.
Në këtë frymë, ai ka shtuar që "Serbia është shteti më i dashur në mesin e maqedonasve pas ngjarjeve të fundit".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.