Lajmet e fundit

Kryeministri serb ka qenë këtë të mërkurë në një vizitë të parë të një drejtuesi të lartë serb në Preshevë.
Por duke dashur të potencojë këtë vizitë me tone propagandistike, Vuçiç nuk ka harruarr të thumbojë edhe homologun e tij shqiptar Edi Rama.
Pas replikave që ata shkëmbyen me rastin e vendimit të KAS për ndeshjen e futbollit (që i dha tre pikët Shqipërisë) Vuçiç ka hapur një kapitull të ri.
Ai i ka thënë shqiptarëve të Preshevës se qeveria e Tiranës mund të investojë më shumë për ta. Madje duke u hequr si pa asnjë kompleks ai ka deklaruar: "Qeveria serbe i mirëpret këto investime"./Lapsi.al