Lajmet e fundit

E ka zgjedhur Serbinë, për vizitën e parë jashtë vendit qëkur ka filluar pandemia.
E këtu homologu, Ivica Daçiqi, përveç se pa maskë, nuk përmbahet as nga përqafimi.
Ardhja në Beograd e ministritë jashtëm rus, Sergej Lavrov, është fortë e rëndësishme për vendin që e drejton Aleksandër Vuçiq, meqenëse ndodh vetëm pak ditë para se ky i fundit të niset për Uashington, për njërin nga takimet vendimtare për çështjen e Kosovës.
Nga mysafiri e merr zotimin e pritur, njofton Klan Kosova.
Shefi i diplomacisë ruse tha se kërkon nga BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut, të luftojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, të cilat sipas tij po i sabotojnë shqiptarët e Kosovës.
Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi.
https://www.youtube.com/watch?v=11ntQB-hF14