Lajmet e fundit

Isa Mustafa e Aleksandar Vuciq do të shihen përsëri me 23 qershor në Bruksel.
Vuciq ka paralajmëruar se takimi mes tyre do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për shtetin e tij.
Dy kryeministrat, temë kryesore në këtë takim pritet ta kenë Asociacionin e Komunave Serbe.
Se temat e 23 qershorit janë të vështira, e tha edhe një vartës i Vuciq-it.
Por, ministri i jashtëm serb, Ivica Daqiq shtoi se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje që nuk është në interes të Serbisë.
Këto negociata po shihen me skepticizëm edhe në Kosovë.
Analisti, Bajrush Morina tha se negociatat e 23 qershorit do të jenë të rënda dhe se ajo që do të ndodhë nuk do të jetë fort e këndshme për Kosovën.
Kronikë nga Dibran Istrefi.