Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova dhe me përfaqësuesit institucionet më të rëndësishme të Serbisë.
Kështu ka njoftuar Presidenca serbe, transmeton Klan Kosova.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë duke filluar nga ora 11:00.
Ende nuk dihen temat që do të diskutohen në këtë takim, njofton Klan Kosova.