Lajmet e fundit

"Në Serbi pyesin shumë njerëz pse unë jam këtu. Në të ardhmen ne duhet kemi marrëdhnie të mira, ne duhet të ftojmë investitor në Shqipëri. Këto janë në interes të të dy popujve" ka thënë kryeministri serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë në konferencën e përbashkët me homologun e tij shqiptar Edi Rama.
Sipas tij, nuk guxojnë të prishen marrëdhëniet mes të dyja vendeve.
"Nje rajon që sapo ka kthyer sytë nga e ardhmja, dhuna është e patolerueshme, Shqiptaret dhe serbët së bashku duhet të punojnë për të ardhmen. ' tha Vuçiq.
Ky i fundit madje e ka konsideruar vizitën e sotme në Shqipëri si një shenjë të ndërlidhjes së aspiratave të përbashkëta mes dyja vendeve.
"Uroj kthimin e marrëdhënieve mes shqiptareve dhe serbëve.' tha më tej Vuçiq.