Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë takimit me kongresistin amerikan, Eliot Engel kanë biseduar për rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Kreu i shtetit serb ka potencuar se Engel që është një mik i madh i shqiptarëve i ka thënë se kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për marrëdhëniet e mira midis serbëve dhe shqiptarëve, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit.
"Shpresoj se mesazhet e tij në Prishtinë do të kontribuojnë në krijimin e përshpejtuar të kushteve për vazhdimin e dialogut. A është kjo realiste? Ne do të shohim. Por sapo të vazhdojmë dialogun, do të jetë e mundur të zvogëlojmë tensionin, "tha Vuçiq.
Numri një i Serbisë tha gjithashtu se Engel i ka thënë "se të jesh një mik i madh i shqiptarëve nuk do të thotë se ai nuk dëshiron të jetë një mik i serbëve".
Vuçiq njoftoi se me amerikanin ka folur edhe për rastin e vëllezërve Bytyqi dhe bombardimet e NATO-s, transmeton Klan Kosova.