Përçarja e Listës Serbe mund të përfundojë sot. Politikanët serbë të Kosovës janë ftuar në një takim nga Aleksander Vuçiq, me shpresën se ai që i urdhëron edhe do t’i pajtojë, njofton Klan Kosova.
26.12.2016 · përditësuar para 3506 dite1 min lexim
Përçarja e Listës Serbe nuk po u pëlqen aspak në Beograd, ndaj kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, ka vendosur t’i mbledhë në një takim të gjithë anëtarët e Listës Serbe për t’i pajtuar, njofton Klan Kosova.
Përçarja në Listën Serbe ka filluar kur u shkarkua ish-ministri, Ljubomir Mariq, dhe në vend të tij u emërua, Mirjana Jevtiq, për të cilën nuk kishin pajtim të gjithë.
Për t’u bërë edhe më keq, një pjesë e deputetëve të Listës Serbe u kthyen në Kuvendin e Kosovës – pasi që e kishin bojkotuar qysh kur u miratua Ligji për Trepçën – ndërsa pjesa tjetër jo.
Gjithsesi, tani politikanët serbë të Kosovës po shpresojnë që kryeministri i tyre faktik t’u japë fund përçarjeve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.