Lajmet e fundit

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë sot dhe nesër në një vizitë dy-ditore në Bruksel ku do të marrë pjesë në Konferencën e Tretë Ndërqeveritar BE -Serbi, transmeton Klan Kosova.
Atje, shefi i Qeverisë serbe do të ketë takime bilaterale me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka bërë të ditur zyra për marrëdhënie me media e qeverisë serbe.
Serbia dhe BE-ja në Bruksel do t`i hapin kapitujt sot kyç në negociatat për anëtarësim të këtij vendi , për shkak të rëndësisë që Brukseli i jep harmonizimit të rregullave dhe standardeve në fushën e sundimit të ligjit me ç`rast do të hapen kapitur e parë ai 23 dhe 24 të cilët do të mbyllen vetëm para përfundimit të negociatave për anëtarësim në BE, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.