Lajmet e fundit

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Serbia nuk do të jetë parking për emigrantët si dhe nuk do dhe s`do të jetë në gjendje për të strehuar qindra mijëra sish.
Shefi i Qeverisë serbe ka shtuar se vendi i tij është i gatshëm që të merr pjesë në sistemin e kuatove, edhe pse siç tha ai "nuk e ka asnjë detyrim pasiqë nuk është anëtare e BE-së "
Vuçiq këto komente i bëri para se të udhëtojë për në Britani të Madhe ku nesër në Londër do të merr pjesë në konferencë "Mbështetje për Sirinë dhe rajonin"
Duke i komentuar informacionet jozyrtare se në këtë takim një shumë e parave do t`i dedikohen Serbisë në mënyrë që kjo e fundit të strehojë një numër të refugjatëve ai ka potencuar "Paratë nuk i kemi parë, dhe kur ata kanë nevojë për dikë japin shumë miliona euro, kjo do të thotë që qindra mijëra emigrantë të mbeten në Serbi", raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.