Lajmet e fundit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciq ka thënë sot se nuk ka shtet e as fuqi botërore që do ta shkelë përsëri Serbinë.
Ai bëri këto komente në ditën kur u raportua se Britania e Madhe ka dorëzuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezolutën për Srebrenicën, e cila do të shqyrtohet nesër.
"Ju anglezë dhe gjithë tjerët, ju faleminderit për miqësinë që e keni treguar. Ne serbët do ta ruajmë veten dhe fytyrën tonë. Ne serbët jemi gati t'u falemi viktimave të huaja, por mos na detyroni të ndihemi të turpëruar dhe të mposhtur, sepse këtë nuk do ta lejojmë", ka thënë ai me rastin e përurimit të një urë në Blaznev, afër Topolës, njoftojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
Vuciq ka shtuar se në përpjekjet e të huajve që Serbia të shpallet fajtori i vetëm për krizat dhe luftrat në ish-Jugosllavi, duhet përgjigjur me shumë punë e shumë mund.
Ai ka thënë që vendi i tij është nisur rrugës së rimëkëmbjes dhe se askush nukmund ta ndalë, bile as "problemet politike të hedhura nga anash".