"Unë mund të eci përreth dhe të protestoj edhe për 10 vite, nëse është protestë e qetë" , tha sot kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.
“Shteti do të reagojë nëse protestuesit kërcënojnë të drejtën e njerëzve të tjerë qe duan të jenë të qetë, për shkak se "dhuna dhe ngacmimi" nuk do të lejohen. Siguri ka deri sa nuk ka sulme. Nëse do të ketë ndonjë sulm ndaj institucioneve aty do të jetë kufiri. Deri më tani, asnjë nga këto gjëra nuk janë bërë”, ka thënë Vuçiq, pas vizitës së Ushtrisë në Serbi,kur u pyet edhe sa do të vazhdojë protesta.
"Ata nuk janë në kërkim për zgjedhje të reja, ata shikojnë për mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve, në mënyrë që ata të vendosin se çfarë do të jenë rezultatet", tha Vuçiq.
Mijëra qytetarë, kryesisht të rinj dhe studentë po protestojnë në Beograd, Serbi, kundër zgjedhjes së Vuçiqit, president të vendit.
Protestat kanë filluar më 2 prill, ditën e zgjedhjeve, dhe nuk do të ndalojnë deri në dorëheqjen e Vuçiq. Protestuesit thonë se procesi zgjedhor nuk ishte demokratik ,media u censurua, votuesit u frikësuan dhe vota u ble.
Protesta filloi në Beograd dhe më pas u shpërnda edhe në qytete të tjera. Qyetarët u shprehën se protesta kundër Vuçiq është protestë kundër “propagandes” dhe “diktaturës” , shkruan Danas, transmeton Klan Kosova.
Klan Kosova