Lajmet e fundit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ata presin shkuarjen në shtetin e tij të kompanive ruse.
Ai u ka treguar këtë reporterëve në Moskë, duke përmbledhur bisedimet që ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Nga takimi im i parë me Putin, i pari, i dyti dhe i treti, gjithmonë kam pasur të bëjë me pyetjen se sa Serbia i ka borxh Petrohemija për Gazprom”.
“Serbia nuk ka më borxhe as një rrogë dhe ne tash folëm rreth politikave dhe bashkëpunimit konkret në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.
Krejt këto Vuçiq i ka thënë pas takimit me të parin e Rusisë në Kremlin.