Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se ai kishte një bisedë të shkëlqyeshme me presidentin amerikan, Donald Trump në Washington.
Ai në një intervistë për "Dnevni Avaz" deklaroi se ai u përpoq të bënte gjithçka që delegacioni serb propozoi të ishte në interes jo vetëm të vendit të tij, por të të gjithëve në rajon.
Në intervistën, e cila publikohet e plotë sot, kreu i shtetit serb theksoi se veproi me përgjegjësi, sepse "ai është i detyruar të bëjë gjithçka që mundet për Serbinë", transmeton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.