Lajmet e fundit

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq gjatë një konference për shtyp të mbajtur menjëherë pas përfundimit të punimeve të samitit të Vjenës ka deklaruar se pajtimi mes vendeve duhet të bëhet dhe se s`ka alternativë tjetër.
Shefi i qeverisë serbe duke komentuar takimin që u mbajt në margjinat e samitit lidhur me projektin e ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë-Durrës tha se është interesante që të shihen shqiptarët dhe serbët që flasin së bashku si dhe me ndihmën e BE-së për këtë projekt.
"Ne po i ndërrojmë mentalitetin në Ballkan, dhe po e ndryshojmë veten. Ne nuk e lusim Evropën për para, por po bëjmë reforma dhe po e shtrojmë udhën tonë për zhvillimin ekonomik", theksoi ai.
Vuçiq më tej ka deklaruar se Ballkani duhet të jetë i bashkuar sikurse edhe Evropa, njofton Klan Kosova.