Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se në Bratisllavë, në konferencë ndërkombëtare të organizuar nga GlobSec, "do të tregojë të vërtetën dhe se është e nevojshme që Amerika të pajtohet me Prishtinën për të shfuqizuar taksën mbi mallrat serbe".
Ai i tha TV Prvas se edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të jetë atje, por ai nuk do të ketë një takim dypalësh me të, transmeton Klan Kosova.
"Unë po shkoj atje i lirë nga çdo faj dhe përgjegjësi për atë që po ndodh në Kosovë," tha kreu i shtetit serb.
Presidenti i Serbisë do të marrë pjesë nesër në një konferencë ndërkombëtare në Bratisllavë në panelin mbi të ardhmen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Konferenca GlobSec i dedikohet sigurisë në Evropën Qendrore.
Vuçiç tha gjithashtu se ai ishte në favor të demarkacionit me Kosovën, duke thënë se është "absolutisht më i shëndetshëm për Serbinë dhe Serbët".
Ai i tha Tv Prva se një referendum mbi këtë temë do të thirret nëse ai kishte diçka për t'i sugjeruar popullit dhe, siç tha ai, propozim aktualisht nuk ka, transmeton Klan Kosova.