Lajmet e fundit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë raundit të ri të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës u hapën dy tema të reja - Asociacioni i Komunave Serbe, si dhe kërkesat pronësore dhe financiare.
Ai tha në një deklaratë për gazetarët në Bruksel se personat e zhdukur, personat e zhvendosur brenda vendit dhe çështjet ekonomike u diskutuan sot, dhe se u ra dakord për të hapur dy tema të reja, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.