Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër në Beograd me Komisionerin për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.
Pas takimit, i cili do të fillojë në 13.30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, janë parashikuar deklarata për media, njoftoi zyra për media e presidentit serb, transmeton Klan Kosova
Ky takim vjen një ditë pas publikimit të Stratetigjisë së BE-së për zgjerim të Ballkanit Perëndimor ku jepen hapat që kërkohen nga Serbia dhe Mali i Zi për të përfunduar procesin e anëtarësimit sipas perspektivës së mundshme të vitit 2025, transmeton Klan Kosova.