Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë nesër në Kosovë dhe do ta vizitojë pjesën veriore të Mitrovicës.
Vuçiqi do të takohet me përfaqësuesit serbë nga Kosova dhe pastaj do ta vizitojë Fakultetin Teknik në Mitrovicën Veriore, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Presidentit serb.
Gjithashtu, Vuçiqi do të bisedojë edhe me qytetarët në Qendrën Kulturore në Llapllasellë, njofton Klan Kosova.
Vuçiq vizitën në Kosovë ka paralajmëruar menjëherë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në veri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.