Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nesër do të mbajë konferencë për media.
Aty ai pritet që të flasë rreth bisedimeve për çështjen me Kosovën dhe rajonin, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.
Konferenca pritet që të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.