22.09.2015 · përditësuar para 3967 dite1 min lexim
Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se, nëse Kroacia nuk e shfuqizon vendimin për ndalimin e trafikut të mallrave në kufi me Serbinë, atëherë edhe Serbia do të marrë masa ligjore të reciprocitetit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
"Kroacia është duke vepruar pa përgjegjshëm në bllokimin e trafikut me mallra, dhe nëse kjo vazhdon Serbia do të kundërpërgjigjet me masa të tjera, të cilat më shumë do ta lëndonin Kroacinë sesa Serbinë", shkruan Tanjug.
“Kërkoj nga autoritetet kroate si shtete fqinjë që jemi, miq dhe si anëtare e Bashkimit Europian që është, të heqin masën e papërgjegjshme, përndryshe do të jemi të detyruar rë shkëpusim shumë marrëveshje bilaterale dhe ta mbrojmë edhe ne vendin tonë me masa ligjore”.
Nëse kjo nuk ndodh në një kohë të shkurtë Serbia do të procedojë me kundërmasa”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai ka kërkuar nga BE-ja që të flasë me anëtaren e saj, “sepse masat e marra nga Kroacia, janë anti-europiane janë dhe nuk i përkojnë një shteti modern”, ka thënë Vuçiq.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.