Lajmet e fundit
Aleksander Vuçiq do ta vizitojë Amerikën në qershor. Njëra ndër temat e nxehta pritet të jetë Kosova.

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, në fund të qershorit do të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një udhëtim zyrtar të tij atje.
Ndër temat e nxehta që pritet të diskutohen do të jetë edhe Kosova, dhe raporti i ndërsjellë mes dy shteteve.
Nikoqir i Vuçiqit do të jetë nënkryetari i SHBA-ve, Joseph Biden.