Lajmet e fundit

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar të mërkurën se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit që BE-ja ka nënshkruar me Kosovën mund të jetë e mirë në qoftë se përdoret për të mirën e ekonomisë serbe.
"MSA-ja me Kosovën është një mundësi për të zgjeruar biznesin në kosovë dhe të gjithë rajonit dhe ajo duhet të përdoret në këtë kuptim, ka thënë Vuiq.
Ai theksoi se vendimi i BE-së për këtë ujdi është një vendim politik për të cilën Beogradi nuk dotë mund të ketë ndikim.
"Është e mundur që ky vendim erdhi pas vlerësimit se diçka duhet të bëhet mbi paqëndrueshmërinë në Prishtinë, tha shefi i qeverisë serbe.
Sipas tij Prishtina nuk ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit duke pasur parasysh se gjykata për krime lufte nuk është krijuar dhe se asnjë vendim nuk është bërë në formimin e Asociacionit të komunave serbe, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.