Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të çonte në destabilizimin e situatës në rajon.
Gjatë një takimi që ka pasur me me shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian pranë Komitetit parlamentar për stabilizim dhe anëtarësim BE-Serbi, Eduard Kukan ai ka folur edhe mbi arsyet për ndërprerjen e dialogut me Prishtinën, duke theksuar se ajo nuk ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në marrëveshjen e Brukselit, sidomos formimin e Asociacionit të komunave serbe.
"Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun, edhe në një situatë të ngritur të tensioneve politike dhe të sigurisë të pafavorshme, kryesisht për serbët në Kosovë " tha ai./klankosova.tv/.