Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të bëjë një vizitë pune në selinë e Bashkimit Evropian më 26 prill.
Qëllimi i vizitës dhe bisedimeve midis kreut të shtetit serb dhe zyrtarëve më të lartë të BE-së do të jetë përshpejtimi i integrimit evropian të Serbisë dhe Presidenti i Serbisë po shkon në Bruksel me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, i cili do të organizojë një drekë pune për delegacionin e lartë nga Beogradi, raporton Tanjug duke iu referuar burimeve, transmeton Klan Kosova.
Në kryeqendrën evropiane gjatë javës së ardhshme do të qëndrojë edhe kryeministri Albin Kurti i cili do të bëjë vizitën e parë zyrtare atjepas marrjes së mandatit të dytë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar për Klankosova.tv se kryeministri Kurti do udhëtojë kah mesi i javës së ardhshme dhe do të zhvillojë disa takime, por një të tillë s’do ta ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
https://klankosova.tv/kurti-vizite-zyrtare-ne-bruksel-javen-e-ardhshme-sdo-te-kete-takim-me-vuciq/