Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një postimi në Instagram ka folur sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Ai u shpreh se gjëja më e vështirë ishte të dëgjoheshin rrëfimet se siç tha "si duhet ta mirëprisnin veprimin e Policisë së Kosovës".
“Ne do të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen e vendit tonë, por Serbia dëshiron paqen. Dhe gjithçka që thoshin ata shpikën dhe gënjyen dhe e dinin se po shpiknin dhe gënjenin. Mirëpo, gjëja më e vështirë ishte të dëgjoheshin rrëfimet se si duhet ta mirëpresim veprimin e Policisë së Kosovës dhe garancitë se nuk ishte bërë në mënyrë profesionale ishin të kota".
"Më kot mbeti pa përgjigje pyetja jonë, pse EULEX-it iu refuzua të merrte pjesë në operacion, por ata u vendosën në sallën e operacionit që vetëm të shikojnë nga larg se si bëjnë diçka, dhe ata kanë për të përkrahur sepse çdo gjë që është kundër serbëve duhet përshendetur", është shprehur ai.